Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është deklaruar se përse Kosova nuk arriti t’i bindë ndërkombëtarët që ta ndëshkojnë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë, duke thënë se kemi të bëjmë me një kalkulim politik të partnerëve.
Sipas Maqedoncit mungesa e ndëshkimit të ashpër për Serbinë nga BE dhe SHBA ka qenë një lëvizje taktike për të mundësuar vazhdimësinë e dialogut.
“Unë mendoj se të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë të bindur se përveçse ky grup terrorist ka pasur synim për ndarje dhe aneksim të një pjese të territorit të vendit tonë, gjithashtu ka pasur edhe lidhje me strukturat shtetërore”.
“Këtë e kanë thënë faktikisht ata që kanë deklaruar më në detaje rreth çështjes së Banjskës. Besoj se është bërë një kalkulim politik nga bashkësia ndërkombëtare në këtë rast. Një pjesë e partnerëve tanë kanë konsideruar që të zhvillojnë një politikë më të butë në raport me Serbinë në këtë situatë, ndoshta nga këndvështrimi i tyre për të mundësuar vazhdimin e dialogut“, deklaroi ai një intervistë për A2CNN