Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:45.
Kombëtarja shqiptare ka bërë disa ndryshime në formacion duke filluar në sulm me Mirlind Dakun, i cili do e nis lojën titullar.
Një ndryshim tjetër do të jetë edhe Myrto Uzuni në sulm dhe Keido Bare në mesfushë.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni.