Sulmi në Banjskë, kryetemë e takimit Stoltenberg-Vuçiq në Beograd

Sulmi në Banjskë, kryetemë e takimit Stoltenberg-Vuçiq në Beograd

Sekretari i Pergjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se të martën në mëngjes ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tensionet e fundit në veri të Kosovës. Kjo edhe për sulmin e armatosur që ngjau ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Në maj trupat e KFOR-it u sulmuan dhe 93 pjesëtarë të këtij misioni u lënduan dhe disa morën lëndime të rrezikshme për jetën. Në shtator ne pamë një shpërthim tjetër serioz të dhunës në Kosovë. Kjo është e papranueshme. Ata të cilët kryen këto gjëra duhet të sillen para drejtësisë dhe ne e përshëndesim gatishmërinë e Serbisë, që është gati të bashkëpunoj, dhe për këtë kemi biseduar edhe gjatë takimit tonë”, tha Stoltenberg nga Beogradi, pas takimit me kryetarin e Serbisë, njofton Klankosova.tv.

Nga ana e tij, Vuçiq, adresoi akuza të shumta ndaj Kosovës, duke thënë se autoritetet e saj “kurrë nuk do ta themelojnë Asociacionin” përderisa shtoi se Serbisë, askush nuk do të mund t’i tregoj se ku e vendos ushtrinë e saj.

Ndryshe nga Prishtina, kur qëndroi të hënën dhe nga ku tha se NATO, po rishqyrton mundësinë e pranisë së përhershme në Ballkanin Perëndimor, këtë të martë i pari i Aleancës Veri Atlantike, theksoi se po rishqyrtohet prania më e qëndrueshme.

Related Articles