Shpërthimi me granatë në Prizren, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Shpërthimi me granatë në Prizren, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore sot në orët e hershme të mëngjesit në Tregun e Kafshëve në Prizren.

Tre të dyshuarit janë identifikuar dhe Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tyre.

Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate për media ka njoftuar se njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se sot rreth orës 04:50 te mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre jane derguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshem mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njesitë relevante policore për të hetuar rastin. Lidhur me rastin, tre persona te dyshuar janë identifikuar, njeri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masen e ndalimit, ndersa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”.

Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, tha për “Enigmën” se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dhjetë persona.

Sipas tij, pesë prej tyre janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë tjerë janë liruar për në shtëpi.

Rreth orës 05:00 i kanë sjellë në Emergjencën e spitalit tonë. Janë dhjetë të lënduar, ku pesë prej tyre janë transferu për në QKUK dhe pesë janë liru në shtëpi”, tha Veçgishti.

Ai bëri të ditur se të plagosurit kanë marrë lëndime në gjoks dhe në qafë dhe për shkak se të njëjtit nuk mund të trajtohen në Spitalin e Prizrenit, janë transferuar në QKUK.

Kanë disa lëndime që nuk mund të trajtohen në Spitalin e Prizrenit. Kanë lëndime në gjoks, në qafë dhe për mungesë të specialiteteve të caktume, prandaj janë transferu në QKUK”, tha Veçgishti për “Enigmën”.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i tha Gazetës “Enigma” se lidhur me rastin janë identifikuar tre persona të dyshuar.

Sot me date 22.11.2023.  rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te Tregu i Kafsheve ne Prizren. Nga informatat e pare  është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore.   Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit. Policia ka dal ne vendngjarje dhe  është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.  Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, tha Gashi.

Related Articles