Këshilltari i Osmanit e mohon: Presidentja nuk i ka ofruar Dakës mirënjohje

Këshilltari i Osmanit e mohon: Presidentja nuk i ka ofruar Dakës mirënjohje

Këshilltari i Presidentes, Vjosa Osmani, Artan Murati përmes një postimi në “Facebook”, ka mohuar raportimet e mediave, se përgjatë ofrimit të dorëheqjes, presidentja Osmani i ka ofruar në këmbim Dakës, mirënjohje presidenciale, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai tha se ishte pjesë e takimit mes Osmanit dhe Dakës, dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “Si dëshmitar i takimit të sotëm, e konfirmoj që Presidentja Osmani absolutisht NUK i ka ofruar znj. Valdete Daka as dekoratë, as mirënjohje presidenciale”, tha Murati.

Ndërkaq Gazeta “Enigma” gjatë ditës ka tentuar të marr përgjigje nga kabineti i Osmanit, por që të njëjtit kanë qenë të pa qasshëm/Gazeta Enigma.  

Related Articles