Ballkani ka shënuar fitoren e radhës, duke mposhtur Malishevën me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.
Serinë e golave e nisi Nazmi Gripshi në minutën e 30’, teksa pak para se të mbyllet pjesa e parë Albin Berisha e dyfishoi epërsinë e suharekasve.
Në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar, ani se raste të mira u krijuan nga të dy anët.
Ballkani pas fitores largohet në pozitën e parë me 35 pikë të grumbulluara nga 13 ndeshje.
Ndërkohë Malisheva renditet në pozitën e katërt me 20 sosh.