Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dal më një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës ky institucion dhe jashtë zgjedhjeve iu jep mundësi qytetarëve që ta ndërrojnë vend votimin e tyre.
KQZ-ja ka nisur fushatën informuese për shërbimin “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit në komunën tuaj”.
“Kemi kënaqësinë që të ju informoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga tash e tutje ju mundëson që të mësoni qendrën tuaj të votimit dhe ta ndërroni atë edhe kur nuk ka zgjedhje”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ-ja ka përfunduar duke u bërë thirrje qytetarëve që mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse nuk iu përshtatet ata kanë mundësi për ta ndërruar atë.