Policia ka bërë të ditur se një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë në fshatin Komoran të Drenasit nga disa kalimtarë rasti.
I njëjti është marrë nga autoambulanca, ku nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Drenas është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.
Policia bëri të ditur se rasti vazhdon të jetë nën hetime.