Zyrtarët egjiptianë kanë thënë se Hamasi do të lirojë sot 14 pengje në këmbim të 42 të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Kjo vjen pasi zyrtarët egjiptianë të sigurisë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kishin marrë një listë pengjesh që do të liroheshin sot, dhe shërbimi i burgjeve të Izraelit tha se po përgatiteshin për lirimin e 42 palestinezëve.
Sipas marrëveshjes katërditore të armëpushimit, Hamasi pritet të lirojë një peng izraelit për çdo tre të burgosur të liruar.
Kjo vjen pasi 39 palestinezë u liruan nga burgjet izraelite dje pas lirimit të 13 pengjeve izraelite nga Hamasi.
11 shtetas të tjerë të huaj – një filipinas dhe 10 tajlandez – u liruan gjithashtu sipas një marrëveshje të veçantë.