Gazetari dhe publicisti kosovar, Baton Haxhiu, ka publikuar sot një shkrim autorial në “Albanian Post” në të cilin flet për vëllezërit Astrit e Arbnor Dehari.
Hahxiu në fillim të shkrimit të tij ka thënë se ata s’janë as dëshmorë e as martirë dhe sipas tij ata s’meritojnë të nderohen në përkujtime solemne nga Qeveria.
“Ata janë thjeshtë dy vëllezër fatkeq të cilët për problemet e tyre familjare kanë zgjedhur t’i japin fund jetës së tyre, në mënyrën më mizore”, ka shkruar Haxhiu.
Ai tutje ka përmendur edhe prindërit Avni e Xhemile Deharin, duke thënë se shoqëria kë të drejt t’ua kujtoj atyre se “po bëjnë biznes me gjakun e dy djemve të tyre”.
“Avni e Xhemile Dehari, para se të synojnë të shpëtojnë fytyrën e tyre duke mashtruar qëllimshëm nëpër televizione të ndryshme, bëjnë shumë më mirë të mendojnë për prindërinë e tyre dhe t’i kthehen rrethit familjar. Natyrisht, nëse ata duan të gënjejnë dhe mashtrojnë qëllimisht për hir të Albin Kurtit, mund ta bëjnë këtë. Mirëpo, në këtë rrethanë, vlen të theksohet se edhe shoqëria ka të drejtë t’ua kujtoj se po bëjnë biznes me gjakun e dy djemve të tyre”, ka shkruar tutje Haxhiu.