Një ditë pasi Davis Cup ia hoqi videon hyrëse ekipit të Serbisë në këtë kompeticion, për shkak të këngës nacionaliste serbe, ekipi i tenistëve serbë i udhëhequr nga Novak Gjokoviq, sërish kanë lëshuar po të njëjtën këngë teksa hynë në finalen kundër Italisë.
Kënga ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë e Mal të Zi, pasi e njëjta thërret për okupimin e dy vendeve.
Kënga “Veseli se srpski rode” përmend në tekstin e saj se “flamuri serb duhet të valojë nga Prizreni (qytet në Kosovën jugore) deri në Rumija (një mal në Mal të Zi)”.
Federata e Tenisit e Kosovës është ankuar në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit dhe në Komitetit Ndërkombëtar Olimpik.
Edhe nga Mali i Zi ka pasur reagime të shumta.