Vetura godet për vdekje një këmbësor në Pejë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Pejë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Vetura ka goditur për vdekje një këmbësor në rrugën “Bill Klintoni” në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Me datë 26. 11. 2023  rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton  në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes”.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi që ka humbur jetën është i moshës 41-vjeçare.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar  mjeku kujdestarë. Trupi i viktimës  SH. G.  mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar  në identifikimin e automjetit  të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles