Dy prej tre të arrestuarve për grabitjen e një argjendarie në Suharekë kanë dalë para Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Gazetari i T7, Selamir Qemiri raporton se seanca ku pritet të vendoset për masën e sigurisë ndaj tyre tashmë ka nisur.
Ata u arrestuan dje nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë prokurorja e rastit, Ervehe Gashi konfirmoi sot për Gazetën Express edhe arrestimin e të dyshuarit të tretë.
Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të armatosur, të cilët qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e lënduar një tjetër.
Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.