Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i ka uruar fat Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për takimin që do të mbahet sot në Bruksel, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Unë i uroj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fat në luftën e sotme dhe jam në Bruksel me gjithë zemër dhe shpirt”, tha Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, para vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Tanjug.
Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen për herë të parë në Bruksel, dhe Bërnabiq thotë se sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, por gjithashtu se kurrë nuk ka pasur më pak hapësirë për negociata.
“Unë nuk shoh hapësirë për dialog të mëtejshëm. Por asnjë vend në botë nuk mund të imagjinojë një negociator më të mirë se Aleksandar Vuçiq. Më vjen keq që ai ka kaq shumë përgjegjësi”, tha kryeministrja e Serbisë.