Rast i rëndë në Prishtinë: Një 28-vjeçar dyshohet se i dha fund jetës, mjeku konstaton vdekjen

Rast i rëndë në Prishtinë: Një 28-vjeçar dyshohet se i dha fund jetës, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shefqet Shkupi”.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Siç merr vesh Sinjali, 28-vjeçari ka ndërruar jetë në afërsi të objektit ku banonte.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me rastin por të njëjtit akoma nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar.

Related Articles