Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën “Henri Dunant” në Prishtinë, ku një grua u gjet pa shenja jete në banesën e saj dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Rastin e ka konfirmuar Policia dhe është bërë e ditur se kanë nisur hetimet.
Burimet e sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Hilmije Nazifin, 77-vjeçare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.
Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se e njëjta ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.