Kurti: Ne ishim konstruktiv, bëmë kërkesa të qarta, ata flisnin për ide të vjetra

Kurti: Ne ishim konstruktiv, bëmë kërkesa të qarta, ata flisnin për ide të vjetra



Pas takimit të ndërmjetësuar nga BE-ja, midis krerëve të Kosovës dhe Serbisë, u deklarua kryeministri, Albin Kurti, i cili deklaroi se pala kosovare ishte konstruktive në dialog, raporton Gazeta “Enigma”.


Ai tha se nuk hasën në gatishmëri nga pala serbe, përkundër propozimeve që pala kosovare i hodhi në tavolinë.

Takimi ishte konstruktiv nga ana e jonë. Ne do të marrim pjesë në këtë proces që është i vështirë, përderisa pala tjetër fliste për ide të vjetra ne dhamë katër propozime të reja. Kërkuam të avancohet CEFTA me c’rast do ta përdornim modelin e shteteve si Norvegjia e Irlanda. Një ditë pas Samitit të NATO-s, u dhanë porosi shumë të qarta. Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë një deklaratë të paqes që në zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra tjetrën dhe në këtë mënyrë i kontribuojmë paqes në rajon”, tha Kurti.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me  Zoran Angjelkoviq”, shtoi tutje Kurti.

Tutje për kërkesën e fundit të palës kosovare Kurti tha se “Propozimi i katërt sa i përket çështjeve të pakicave ishte reciprociteti bilateral, dhe për Serbët e Kosovës do kishim një Këshill nacional siç është në serbe për shqiptarët dhe boshnjakët. Tri propozimet e para u hodhën poshtë”.

Ndër të tjera ai njoftoi se takimi i radhës me Serbinë do të jetë më 25 korrik. “Takimi i radhës do të jetë para pushimit të verës, i bie diku me 25 korrik, Ne jemi të gatshëm për pjesëmarrje në projekt, por s’ka ende agjendë për dialogun e ardhshëm”, tha tutje ai.

Ky takim u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak/Gazeta “Enigma

Related Articles