Kurti e pyeti Vuçiqin se kur do ta njoh Kosovën, ai i thotë “Kurrë”

Kurti e pyeti Vuçiqin se kur do ta njoh Kosovën, ai i thotë “Kurrë”

Versionin se çka ndodhi me dyer të mbyllura në takimin Kurti-Vuçiq, e ka dhënë deri më tash vetëm Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai është deklaruar për medie pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Ai ka thënë se nuk ka pasur fyerje në takim mes palëve, por “përgjigje të rrepta”.

“Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. Ia ktheva kurrë. Shpërtheu”, u shpreh Vuçiq.

Ndëkaq kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti pritet të dal pas pak para mediave.

Ky takim u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak/Gazeta “Enigma”.

Related Articles