Partia Socialdemokrate sot do të mbajë konferencë për media.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se konferenca do të fillojë nga ora 13:00, dhe është në lidhje me arrestimin e aktivistëve të PSD-së, si dhe dyshimin për manipulimin e dëshmive.
Konferenca mbahet në zyret qendrore të PSD-së.
Gjatë protestës se djeshme të aktivistëve të PSD-së kundër vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, u arrestuan katër pjesëtarë të PSD-së, Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Korab Korça e Gent Brahimi.