Një hetim i policisë dhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit që ka nisur nga korriku i vitit 2020, ka përfunduar mëngjesin e sotëm me arrestimin e katër personave, në mesin e tyre dy zyrtarë policorë, raporton Gazeta Enigma.
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se dy policët e arrestuar dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”, ndërkaq dy qytetarët për “Detyrim”, “Dhënie e ryshfetit”, dhe “Mashtrim”.
“Në kuadër të këtij hetimi, zyrtarët e IPK-së të asistuar edhe nga zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit në një objekt banimi në Prizren edhe një urdhër për kontroll të autorizuar nga Gjykata Themelore në Prizren ku janë konfiskuar disa dokumente dhe gjëra të tjera lidhur me lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale”, thuhet në njoftim.
IPK ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 28 orëve, ndërkaq IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarëve policorë.
“Katër të dyshuarve të arrestuar në këtë rast me vendim të Prokurorisë Themelore në Prizren u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin për zyrtarët policorë”, bëhet e ditur në njoftim.
Njoftimi i plotë i IPK-së:
Muaj më herët hetuesit e IPK-së kishin filluar një hetim në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren me dyshimin se dy zyrtarë policorë ishin të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.
Në këtë rast si të dyshuar për aktivitete të kundërligjshme ishin të përfshirë edhe dy qytetarë.
Si rezultat i hetimit të suksesshëm disa mujor, hetuesit e IPK-së sot në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar katër të dyshuar, dy prej tyre zyrtarë policorë dhe dy qytetarë të Republikës së Kosovës.
Arrestimi i zyrtarëve policorë është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit” kurse qytetarët u arrestuan si të dyshuar për veprat penale, “Detyrim” ,“Dhënie e ryshfetit” dhe “Mashtrim”.
Në kuadër të këtij hetimi, zyrtarët e IPK-së të asistuar edhe nga zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit në një objekt banimi në Prizren edhe një urdhër për kontroll të autorizuar nga Gjykata Themelore në Prizren ku janë konfiskuar disa dokumente dhe gjëra të tjera lidhur me lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.
Katër të dyshuarve të arrestuar në këtë rast me vendim të Prokurorisë Themelore në Prizren u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin për zyrtarët policorë.