Gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza ka ndarë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës mes HJK Helsinki dhe Aberdeen, ku është dashur dy herë ta ndërpresë përkohësisht ndeshjen për arsye të çuditshme.
HJK Helsinki dhe Aberdeen janë ende të dyja pa fitore në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pasi në ndeshjen e pestë të grupit barazuan 2-2.
Megjithatë, ndeshja dhe ecuria e ndeshjes ishte shumë interesante, pasi stadiumin “Bolt Arena” ishte i mbushur me borë.
Për këtë arsye, gjyqtari kosovar u ‘detyrua’ ta ndërpres dy herë ndeshjen, por për shkaqe të ndryshme.
HJK Helsinki-Aberdeen briefly stopped because some Aberdeen fans behind the goal are throwing snowballs at the HJK goalkeeper.
Man over the tannoy says it could be abandoned if it continues! pic.twitter.com/obwqBZ23vd— Archie Rhind-Tutt (@archiert1) November 30, 2023
Hera e parë ndodhi në minutën e 53-të, kur tifozët mysafir të Aberdeenit filluan ta gjuajnë me topa bore portierin e HJK Helsinkit dhe Nuza nuk e filloi ndeshjen deri sa ata u ndalen.
Ndalesa e dytë ishte paksa më e gjatë dhe erdhi në minutën e 74-të. Kesaj radhe, Nuza dërgoi skuadrat në zhveshtore dhe urdhëroi traktorët të hyn dhe ta pastrojnë tapetin e fushës së mbuluar me borë.
Ndalesat e gjyqtarit kosovar kanë bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.
Ndryshe, ndeshja mes HJK Helsinki dhe Aberdeen ishte e fundit për mesfushorin nga Kosova, Përparim Hetemaj, i cili u pensionua si një legjendë e klubit finlandez.
📍Helsinki. 🇫🇮
Match de #UECL
HJK Helsinki 2-2 Aberdeen
Bataille de boule de neige des ultras Écossais, match arrêté pour que les tracteurs chasses neiges puissent déblayer le terrain.
Le football que j'aime.pic.twitter.com/9Q5rKjaveq— 𝒇𝒂𝒍𝒄𝒐𝒏𝒆𝒕𝒕𝒊 🇮🇹 (@falconetti_091) December 1, 2023