I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se që nga dita e hënë në kryeqytet ka filluar dezinsektimi hapësinor, raporton Gazeta “Enigma”.
Ahmeti ka potencuar se për gjashtë mbrëmje me radhë pritet të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane dhe rurale të Prishtinës.
“Sot, dezinsektimi do të vazhdojë nga ora 19:30 në lagjet Ulpianë, Dardani, Arbëri, Shkabaj, zona Industriale dhe Kazerma “Adem Jashari”, ka thënë ai.
Postimi i plotë: