I riu në Vërmicë kapet mat nga Policia, hypi në autobusë për t’i transportuar rreth 700 gram marihuanë

I riu në Vërmicë kapet mat nga Policia, hypi në autobusë për t’i transportuar rreth 700 gram marihuanë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në Vërmicë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë afërsisht rreth 700 gram.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, si pasagjer përmes autobusit privat ishte duke transportuar lëndë narkotike të llojit marihuanë me peshë afërsisht rreth 700 gram”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related Articles