Numri i qytetarëve të vdekur nga koronavirusi në SHBA ka kaluar 600,000.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri të martën janë konfirmuar 600,012 viktima.
Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në ndonjë vend.
SHBA-ja prin edhe me totalin e rasteve të konfirmuara pozitive: afro 33.5 milionë.
Sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, mbi 173 milionë njerëz, apo rreth 52 për qind e popullatës amerikane, kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Afërsisht 43%, ose rreth 144 milionë banorë, janë vaksinuar plotësisht.
Vaksinat që përdoren në SHBA kundër koronavirusit, duhet të jepen në dy doza, për të arritur efektin maksimal.