Gazetari për deklaratat e babait të Naim Murselit: Nuk po i thotë disa të vërteta, këtë përgjigje s’po na jep

Gazetari nga Tirana, Spartak Koka tha se Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, nuk po tregon të vërtetën për djalin e tij.

Koka theksoi që deklaratat që jep në media Shaban Murseli, babai i të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk duhet të merren në konsideratë.

Sipas gazetarit, babai i Naim Murselit nuk po i tregon anët e errëta të të birit.

“Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, me gjithë respektin për fisin Murseli, nuk duhet marrë në konsideratë dëshmitë e tij. Sepse ditën kur u varros Liridona, ishte personi i cili hodhi poshtë kategorikisht se djali i tij, madje i përmendi shpenzimet e makinës vëllait të Liridonës, dhe ky person tani po mbron të birin, ka të drejtën ta mbrojë të birin, por nuk po na i thotë disa të vërteta. Kemi një problematikë në familje që nuk po na i tregon Shaban Murseli të vërtetën.

“Pyetja që s’kemi marrë sot përgjigje, me çfarë të ardhurash e bleu atë vilë që mund të shkojë 500 mijë euro atje në atë zonë? Është një nga zonat më të shtrenjta atje. Këtë përgjigje s’na e ka dhënë Shaban Murseli. Më mirë të heshtë se sa të na thotë të pavërteta. Ai nuk po na i thotë të vërtetat për djalin e tij. Ka disa anë të errëta djali i tij që ai po tenton ta mbrojë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Related Articles