Mbrojtësi Armend Thaqi është një ndër futbollistët më cilësor që aktivizohet në futbollin e Kosovës.
30-vjeçari në vitet e fundit ka shkëlqyer në fanellën e Ballkanit në garat vendore dhe ato ndërkombëtare.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadra të ndryshme në Evropë.
Lajmi.net mëson se ai pritet që të transferohet në janar te skuadra e Superligës së Turqisë, Sivasspor.
Thaqi ka rënë në “radarët” e klubit turk që në edicionin e kaluar kur në grupet e Ligës së Konferencës e shënoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e zhvilluar në Turqi.
Armendi pëlqehet nga drejtuesit turk dhe tashmë interesimi nga ta nuk mungon, madje nuk ka munguar as në afatin kalimtar të verës.
Sivasspor pas xhiros së 14-të në elitën e futbollit turk ndodhet në pozitën e 13-të me 15 pikë të grumbulluara.
Pjesë e këtij ekipi është edhe futbollisti i mirënjohur shqiptar, Rei Manaj, i cili i ka shënuar tetë gola në të gjitha garat në këtë edicion.
Mbrojtësi i krahitur të djathtë (Thaqi) në karrierën e tij është grumbulluar disa herë është nga Përfaqësuesja e Kosovës, mirëpo është paraqitur vetëm në një ndeshje zyrtare.
Në vitin 2022, Thaqi është zgjedhur si futbollisti më i mirë i viti 2022 në Superligën e Kosovës gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Ballkani në Kosovë i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm.
Ai në karrierën e tij është aktivizuar edhe me ekipet FC Prishtina, SC Gjilani, KF Hajvalia dhe KEK-u.