Kurti: 30 përqind më tepër aplikime sivjet për pasaporta biometrike

Kurti: 30 përqind më tepër aplikime sivjet për pasaporta biometrike

Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një mesazh për serbët e Kosovës në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave dhe rritjen e interesimit për t’u pajisur me pasaporta dhe targa të Republikës së Kosovës.

Me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebok, ai ka bërë të ditur këtë vit është rritur për 30 për qind më shumë numri i personave që kanë aplikuar për pasaporta biometrike krahasuar me vitin e kaluar.

“Qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të vizitojnë familjet e tyre dhe të shohin nga afër kulturën e vendeve të rajonit Shengen, do të jenë të lirë të udhëtojnë pa viza nga 1 janari. Jemi të kënaqur që interesimi për përdorimin e kësaj mundësie po përhapet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, me një rritje prej rreth 30% të aplikimeve për pasaporta biometrike këtë vit krahasuar me të kaluarin”.

“Duke marrë parasysh se mbi 3,260 pronarë të veturave nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë ndërruar targat e tyre me ato të Republikës së Kosovës, vërehet interesimi për integrim dhe kuptojmë e dimë se e njëjta gjë është në interes të çdo qytetari të Kosovës. Të të gjithë neve. Së bashku”, ka thënë Kurti.

Related Articles