Kompania e Instagramit ka analizuar 12 milionë postime të vitit 2021 dhe zbuloi se koha më e mirë e përgjithshme për të postuar në Instagram është midis orës 9 dhe 11 të mëngjesit, transmeton Gazeta Sinjali.
Megjithatë, kjo mund të mos jetë koha më e mirë për të postuar për biznesin tuaj.
Çdo llogari në Instagram ka një audiencë unike me ndjekës të vendosur nëpër qytete, vende dhe zona të ndryshme kohor , kështu që është e rëndësishme të gjeni kohën tuaj më të mirë të personalizuar për të postuar në Instagram.
Këtë e bëni tek Insights – Seksionin Insights të Instagram duhet ta shihni e studioni sa më shumë, pasi ai do t’ju nxjerrë statistika të rëndësishme për secilën llogari publike Instagrami që keni.
Sipas Expert Voice më poshtë gjeni oraret më të mira për të postuar, sipas ditëve të javës.
E dielë: 10:00 – 14:00
E hënë: 11:00 – 17:00
E martë: 5:00, 9:00 – 18:00
E mërkurë: 5:00, 11:00 – 15:00
E enjte: 5:00, 11:00 – 15:00, 16:00
E premte: 5:00, 9:00 – 16:00
E shtunë: 11:00
Megjithatë sugjerohet, të gjeni kohën tuaj të personalizuar, bazuar në audiencën tuaj unike.
Këshilla ose mënyra të tjera janë edhe :
1. Tek Insights, zbuloni kohën kur keni më shumë ndjekës online (dhe statistika të tjera).
2. Eksperimentoni me postimet në kohë të ndryshme dhe matni progresin.
3. Postoni më shumë në oraret “pushim” – Koha e drekës: 11:00 – 13:00 dhe pasditet pas pune/mbrëmjet: 19:00 – 21:00.