Gjilani dhe Drita e kanë zhvilluar ndeshjen derbi lokal në kuadër të Superligë së Kosovës.
Skuadra e Dritës ka triumfuar minimalisht në këtë ballafaqim me rezultatin, 0-1, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë ndeshje të pranishëm ishin vetëm tifozët e Gjilanit, Skifiterat.
Skifterat gjatë ndeshjes kanë hapur një mesazh duke treguar dashurinë ndaj skuadrës edhe në ditët e vështira, “Dashni pa kushte”.
Qendërmbrojtësi i njohur kosovar, Arbër Prekazi, ka folur për tifozët “kuqebardhë” duke thënë se “Skifterat” me të vërtetë kanë dashni pa kushte për klubin.
“Janë Skifterat ata të cilët e kanë mbajt ngjallë klubin. Unë kam qenë aty kur kemi pasur shumë probleme, por nuk kanë fjetur ditë e natë për t’i bërë zgjidhje Gjilanit. Pra, këta me të vertetë kanë dashni pa kushte për klubin. Fitorja më e madhe e Gjilanit është pjesëmarrja në kampionat këtë sezon sepse kanë qenë duku u shuar”, tha Prekazi në emisionin Dueli Sportiv.
/Gazeta Enigma/