E rëndë: 18-vjeçari që vdiq në vendin e punës dyshohet se pësoi sulm kardiak

E rëndë: 18-vjeçari që vdiq në vendin e punës dyshohet se pësoi sulm kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot për familjen Hyseni nga fshatin Nikadin të Ferizajt, pasi siç mësoi Sinjali, djali i tyre, 18-vjeçar u nda nga jeta në vendin e tij të punës.

I ndjeri ishte punëtor i kompanisë Sela Impex, e cila e ka bazën në Nikadin të Ferizajt.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, i riu në Emergjencës është dërguar pa shenja jete. Aty mjeku kujdestar u konstatua për vdekjen e tij.

Teksa siç bëjnë të ditur familjarët e viktimës, i riu Shpresim Hysenaj pësoi sulm kardiak. I njëjti ishte edhe djali i veteranit të UÇK-së, Bekim Hysenaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Ferizaj.

“Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete”.

“Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadin të Ferizajt”.

“Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles