Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit dhe me shumë gjasë për herën e fundit në karrierën e tyre.
Skuadra e Inter Miamit, ku bën pjesë edhe Messi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Riyadh Season Cup, në kuadër të fazës parasezonale.
Përballja e tyre do të ndodhë më datë 1 shkurt, në atë që quhet “The Last Dance”.
Ata janë përballur 35 herë mes vete me klube dhe me kombëtaret e tyre.
Messi ka fituar 16 herë, kurse Ronaldo 10 herë, ndërkaq nëntë ballafaqime të tjera mes tyre kanë përfunduar baras.