Për një javë Specialja i anulon seancat në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Për një javë Specialja i anulon seancat në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që për një javë të anulojë seancat gjyqësore në rastin e Thaçit dhe të tjerëve pas vdekjes së avokatit të Kadri Veselit, Andrew Strong.

Ishte avokati i Veselit, Ben Emmerson, i cili ka parashtruar kërkesë tek kryetari i trupit gjykues Charles Smith që ta miratojë kërkesën e tij.

“Nuk i kërkova prokurorisë të komentonte lidhur me kërkesën për vazhdimin apo shkëputjen e seancave. E miratojmë kërkesën tuaj”, ka thënë Smith.

Po ashtu , në fillim të seancës është mbajtur një minutë heshtje për Andrew.

Related Articles