Telekomi i Kosovës ka regjistruar fitim 5.9 milionë euro neto, në periudhën janar-nëntor të këtij viti.
Po ashtu kjo kompani është duke punuar që të modernizoj rrjetin me teknologji të fundit. Kështu u bë e ditur në tryezën e rrumbullakët me temën “Telekomi raporton për një vit të suksesshëm, investime, ristrukturim, borxhe minimale”.
Në takimin e fundvitit me gazetarë, kryeshefja ekzekutive në Telekom, Burbuqe Hana tha se për të përmirësuar gjendjen e kompanisë kanë realizuar investime në teknologjinë e fundit.
Ndërsa, shtoi se po ballafaqohen me sanimin e pasojave negative të kontratave të dëmshme nga e kaluara.
Drejtori teknik, Halil Krasniqi derisa ka treguar për projektet investive në Telekom, tha se nga viti 2015 deri në këtë vit ka pas zero investime teknologjike në këtë institucion, ndërsa shtoi se janë duke punuar dhe investuar tashmë në këtë drejtim për të modernizuar rrjetin me teknologji të fundit.
Ndërsa, zyrtari kryesor i Financave dhe Thesarit, Feim Kelmendi tha se gjatë vitit 2023 ky institucion ka vazhduar të ketë përmirësim të financave.
Ai shtoi se Telekomi i Kosovës është një ndër kontribuuesit e mëdhenj tek buxheti i shtetit.