Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se Aleanca është duke marr një mbështetje të madhe nga të rinjt e kryeqytetit.
Ai tha që sot ka pritur në takim një grup të të rinjve, të cilët po vazhdojnë angazhimin në sektorin e konsulencës në Kosovë si dhe në Evropë
“Radhët e të rinjve që po na bashkohen në garën tonë për Prishtinën, nuk kanë të ndalur! Sot prita një grup të të rinjve, që pas përfundimit të studimeve, me sukses po vazhdojnë angazhimin në sektorin e konsulencës në Kosovë, por edhe me shërbime konsulente për shtete të tjera të Evropës.
I nderuar të jemi bashkë në këtë rrugëtim”, ka shkruar Haradinaj.