Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendez Campos Junior, është tashmë një shtetas shqiptar.
I pranishëm në këtë moment ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ftoi presidentin në skenë për t’ja dorëzuar ai nënshtetësinë trajnerit Sylvinho.
“Të vlerësojmë më të mirët e më të mirëve, Federatën Shqiptare të Futbollit që na bëri krenarë me pjesëmarrjen në Europianin 2024. Në fakt presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë. Në këtë rast unë u vetëofrova duke bërë një kontribut modest sot, duke i dhënë një kontratë tashmë legale të legalizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me trajnerin e kombëtares unë po i bëj një kontratë kombëtare duke e legalizuar si shqiptarë dhe besoj se kam edhe mbështetjen tuaj“, tha Begaj.