Prishtinë: Vetura godet një çikliste

Prishtinë: Vetura godet një çikliste

Në rrugën Luan Haradinaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklete, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga ky aksident ka mbetur e lënduar një çikliste. Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30, në rrugën Luan Haradinaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesja e biçikletës”. Me rastin po merret njësiti i trafikut tha Ahmeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles