Sot mbahet ceremonia e firmosjes së marrëveshjes lidhur me Projektin për Efiçiencë të Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Komuna e Prishtinës.
Në takim do të kenë fjalë hyrëse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë Sergiy Maslichenko si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Kjo ceremoni mbahet nga ora 13:00.