Sot Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED), ka marr vendim për krijimin e Superligës së futbollit.
Real Madrid dhe Barcelona si dy prej skuadrave që ishin inciatore të themelimit të Superligës, e kanë mirëpritur këtë vendim, shkruan IndeksOnline.
Pas tyre si duket edhe klubi italian, Napoli është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
Gazeta Il Mattino kujton se presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka shprehur tashmë një opinion të favorshëm ndaj Superligës dhe se mund të dialogonte me klubet që marrin pjesë në të.
Deri më tani nuk ka pasuar asnjë reagim nga Seria A apo edhe ndonjë klub tjetër italian se a do ti bashkohen Superligës.
Kujtojmë se deri më tani klubet si Manchester United, Bayern Munchen, Borusia Dortmund e PSG kanë dalur edhe zyrtarisht me qëndrim kundër pjesëmarrjes në Superligën Evropiane.