Real Madridi ka marr një fitore të madhe ndaj Alaves si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 18-të të La Liga.
Mbretërit e nisën më mirë ndeshjen dhe në pjesën e parë kishin dy raste të mira për shënim me Fede Valverden në minutën e dytë dhe në të 38-të, por portieri Antonio Sivera bëri dy pritje të mëdha.
Në pjesën e dytë gjërat u vështirësuan për Real Madridin, pasi që Nacho u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të VAR në minutën e 53-të.
Edhe me një lojtar më pak, Real Madridi kishte raste më të mira shënimi, ku Rodrygo ishte në formë të lartë dhe rrezikoi dy herë, por që nuk arriti të shënojë.
Krejt në kohën shtesë, nga një goditje e këndit, Toni Kross harkoi në zonë, ku gjeti Lucas Vazquezin që më kokë shënoi për 1-0.
Me këtë fitore Real Madridi barazohet me pikë me Gironan duke marrë vendin e parë me 45 pikë.