Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Në takimin e tyre, mediat janë lejuar vetëm të shkrepin fotografi.
Radev sot është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me ç’rast kanë mbajtur edhe konferencë për media.
Osmani tha se ka tendenca që masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës që vazhdojnë të jenë në fuqi të keqpërdoren për kushtëzim të themelimit të Asociacionit.