“Më jep Antonellën të kërcej”: Për shkak të këtyre fjalëve dyshohet se Messi e përjashtoi shokun nga Argjentina

“Më jep Antonellën të kërcej”: Për shkak të këtyre fjalëve dyshohet se Messi e përjashtoi shokun nga Argjentina

Skuadra e futbollit argjentinas festoi një vit më parë Kupën e Botës dhe një nga lojtarët e kombëtares argjentinase në atë kohë ishte Papu Gomez.

Megjithatë, pas asaj finale, Papu nuk u ftua më për të luajtur për Gauchos, ndërkohë që mori një pezullim për doping.

Megjithatë, para se të pezullohej, anëtari i Monzas dyshohet se u hoq nga skuadra për një koment për gruan e Lionel Messit, Antonellën.

Gjatë emisionit “A la Tarde” u zbulua se ka qenë vendimi i Messit që Gomez nuk do të vishte më kurrë fanellën e Argjentinës.

Gjithçka ka ndodhur gjatë festës së triumfit ndaj Holandës në gjysmëfinale të Botërorit.

Lojtarët kënduan dhe kërcyen dhe në një moment Gomez shokoi duke thënë: “Më jep Antonellën të kërcej”.

Kjo gjë e mërziti Messin dhe mediat argjentinase iu referuan një burimi pranë kombëtares, duke theksuar se kanë mjaftuar këto fjalë që Messi të kërkoj përjashtimin e Gomez nga Argjentina.

Related Articles