Raportimet për vjedhje në zyret e UNMIK-ut në veri, Elshani: Policia gjeti dritaret e thyera

Raportimet për vjedhje në zyret e UNMIK-ut në veri, Elshani: Policia gjeti dritaret e thyera

Mediumi serb, Kosovo-Online raportoi se në veri janë thyer dhe vjedhur zyret e UNMIK-ut se janë vjedhur gjësende të zyreve si dhe një frigorifer.

Lidhur me këtë, është deklaruar zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë për të njëjtën media se policia gjeti “dritaret e thyera” në zyret e UNMIK-ut në Zubin Potok dhe Leposaviq.

Elshani tha se nuk kanë informacione ende se çfarë është vjedhur në ato zyre. “Ne ekzaminuam të gjitha, por s’e dimë çka ka pasur brenda. Nuk kemi informacione përveç asaj se çka është raportuar, nuk e di”, ka thënë ai.

Në një përgjigje me shkrim nga UNMIK-u për këtë media thanë se “kanë shprehur shqetësim” te autoritetet kosovare rreth “hyrjes së pauatorizuar në ndërtesat e tyre”.

Related Articles