Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 13:10, në fshatin Gadish të Gjilanit.
Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Gjilan, e cila ka zbuluar se për rastin është ndaluar i dyshuari.
Po ashtu është konfiskuar edhe një armë e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koodrinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Viktima tash është duke u trajtuar në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.