Zgjedhjet lokale, mblidhet KQZ-ja

Zgjedhjet lokale, mblidhet KQZ-ja

Pas katër muajsh, më 17 tetor, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’i drejtohen sërish kutive të votimit. Kësaj radhe për të zgjedhur kryetarët në 38 komuna dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale, raporton Gazeta “Enigma”.

Ky institucion ka dërguar në Qeveri një kërkesë për buxhet shtesë në shumën e rreth 3.9 milionë eurove, meqenëse një shumë e caktuar e buxhetit për zgjedhjet lokale ishte shpenzuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion të enjten do të mbajë mbledhjen e parë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve ku pritet të merren disa vendime për përgatitjen e këtij procesi.

Mbledhja e KQZ-së do të filloj nga ora 13:30./Gazeta “Enigma”.

Related Articles