Dy të mitur, janë përleshur fizikisht mes vete në fshatin Slivovë të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30.
Sipas policisë, është përdorur një brisk dhe një boks hekuri.
Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.