Pika kufitare te Dheu i Bardhë ka nisur të ngarkohet.
Atje aktualisht qytetarët të cilët po hyjnë në Kosovë duhet të presin nga 20 deri në 30 minuta.
Kolona është e gjatë nga 70 deri 80 metra, sipas raportimit të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar.
Pika e dytë më e ngarkuar është Jarinja me pritje për hyrje midis 10 dhe 15 minuta.