Pezullohet finalja e Superkupës mes Galatasaray dhe Fenerbahce, autoritetet saudite nuk lejojnë pankartat e Ataturkut

Pezullohet finalja e Superkupës mes Galatasaray dhe Fenerbahce, autoritetet saudite nuk lejojnë pankartat e Ataturkut

Galatasaray dhe Fenerbahce do të sfidoheshin sot në orën 18:45, në Riad të Arabisë Saudite për finalen e Superkupës së Turqisë, por gjithçka është ndalur.

Sipas raportimeve nga mediat turke, autoritetet saudite nuk kanë lejuar klubet të shfaqnin pankarta të kushtuara për Mustafa Kemal Ataturk.

Gjithashtu pretendohet se nuk u lejua të këndohej himni kombëtar turk përpara ndeshjes.

Duke folur për BBC turke, drejtori i komunikimeve të Galatasaray, Murat Berekt tha: “Nëse himni kombëtar nuk luhet, ne nuk dalim në fushë.”

Por kjo më pas ishte diskutuar dhe do të lejohej, por autoritetet saudite nuk lejuan pankartat e Ataturkut dhe kështu ndeshja është anuluar deri në një njoftim të dytë.

Related Articles