Basketbollisti kosovar, Arti Hajdari, ka pësuar aksident trafiku gjatë mbrëmjes të së mërkurës në Gllarevë.
Burimet kanë bërë të ditur se ai ishte së bashku me ish-drejtorin e KB Pejës, Arbër Elshanin.
Nuk ka vonuar shumë dhe klubi i Proton Cable Prizrenit, ka dalur me reagim duke treguar për gjendjen shëndetësore të Arti Hajdrit.
Sipas njoftimit, Arti është shëndosh e mirë dhe tani gjendet në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj.
Njoftimi i plotë:
SQARIM PUBLIK
Te nderuar adhurues te basketbollit
Ne media po qarkullon lajmi mbi aksidentin e basketbollistit tanë Arti Hajdari pas përfundimit të ndeshjes me Sigal Prishtinën.
Lajmi është i drejt por fal mrekullisë së Zotit, Arti Hajdari është shëndosh e mirë dhe tani gjendet në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj i cili sot i dha fund beqarisë.
Ju faleminderit shumë për pyetjet dhe interesimin e treguar. Jemi mirënjohës pa fund.
Si qershi mbi tortë i urojm martesën kapitenit dhe urojm jetë të gjatë e të lumtur.
Më të fort se kurrrrr!