Drejtor i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha mbrëmë për ndërrimin e moteve ka vizituar disa nga pjesëtarët e PK-së të cilët nata e Vitit të Ri i gjeti larg familjeve të tyre, por në krye të detyrës për të ofruar siguri e rend në vend.
Hoxha dhe stafi menaxhues për të qenë pranë e për t’ju ofruar mbështetjen nga afër për punën dhe përkushtimin e tyre, vizituan pikën kufitare në Jarinje, kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi si dhe disa nga zyrtarët policorë në terren.
“Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja e pak momenteve festive me eprorët dhe zyrtarët në detyrë si një familje e madhe policore, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore në mënyrë sa më profesionale.