Kurti shpërblen udhëtarët e parë drejt Vjenës: Për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave

Kurti shpërblen udhëtarët e parë drejt Vjenës: Për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave

Kryeministri Kurti ka mbajtur një konferencë për media bashkë me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Kurti tha se sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë.

Kryeministri ironizoi pak duke e uruar liberalizimin e vizave “për herë të fundit”.

“Të gjithë qytetarëve edhe një herë urime Viti i Ri 2024 e për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave. Ju faleminderit e gëzuar”, tha ai.

Tutje, kryeministri u shpreh se tashmë po forcohet edhe pasaporta e Kosovës, me të cilën, siç tha ai, qytetarët tanë nga tash do të mund të udhëtojnë pa viza në 32 vende më shumë.

“Ky mëngjes i Vitit të Ri 2024 nuk ka se si të fillojë më mbarë sesa me zgjerimin e të drejtave dhe mundësive për qytetarët e Republikës sonë. Kemi pritur shumë gjatë, jemi privuar nga shumë mundësi, prandaj kjo ditë është një ditë e rëndësishme, po hiqet një padrejtësi e po fitohet një e drejtë e rëndësishme, e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen.

“Bashkë me të po forcohet edhe pasaporta e Republikës sonë me të cilët qytetarët tanë nga tash do të mund të udhëtojnë pa viza në 32 vende më shumë”, u shpreh tutje Kurti.

Related Articles